Për studimin dhe klasifikimin e fjalive të nënrenditura në gjuhën shqipe janë marrë parasysh katër kritere: a.) kriteri funksional, b) kriteri semantik, c) kriteri semantiko- strukturor dhe kriteri strukturoro-semantik. Në zbatim të këtyre kritereve, fjalitë e varura në ndërtime të tilla si: Kush punon gëzon apo Thuhej se ishte i sëmurë grupohen si një lloj më vete, pra kryefjalore në saj të paralelizmit funksional me këtë gjymtyrë fjalie. Kur në qendër të studimit të frazave me nënrenditje është vënë kriteri funksional, pasojat e tij kanë çuar jo vetëm në një tkurrje të veçorive që paraqin këto struktura, por dhe në reduktimin e ndërtimeve të tilla që duhej të përfshiheshin brenda këtij lloji. Nga ana tjetër gërshetimi i kritereve që përmendëm më lart, ka zbuluar veçori të rëndësishme të fjalisë, por duke mos qenë i njësuar, shpeshherë ka bashkuar struktura që kanë pak tipare të përbashkëta mes tyre. Studimi në një këndvështrim gjenerativist, duke lënë mënjanë kriterin funksional, pra paralelizmin e fjalive të nënrenditura me gjymtyrët e fjalisë, por edhe kriteret e tjera të sipërpërmendura duket se nxjerr më në pah tiparet strukturore të këtyre ndëtimeve dhe hedh dritë mbi anët e përbashkëta dhe dalluese mes tyre.
RRETH DISA NDËRTIMEVE SINTAKSORE NË VËMENDJEN E M.DOMIT
Flora Koleci
2011-01-01
Abstract
Për studimin dhe klasifikimin e fjalive të nënrenditura në gjuhën shqipe janë marrë parasysh katër kritere: a.) kriteri funksional, b) kriteri semantik, c) kriteri semantiko- strukturor dhe kriteri strukturoro-semantik. Në zbatim të këtyre kritereve, fjalitë e varura në ndërtime të tilla si: Kush punon gëzon apo Thuhej se ishte i sëmurë grupohen si një lloj më vete, pra kryefjalore në saj të paralelizmit funksional me këtë gjymtyrë fjalie. Kur në qendër të studimit të frazave me nënrenditje është vënë kriteri funksional, pasojat e tij kanë çuar jo vetëm në një tkurrje të veçorive që paraqin këto struktura, por dhe në reduktimin e ndërtimeve të tilla që duhej të përfshiheshin brenda këtij lloji. Nga ana tjetër gërshetimi i kritereve që përmendëm më lart, ka zbuluar veçori të rëndësishme të fjalisë, por duke mos qenë i njësuar, shpeshherë ka bashkuar struktura që kanë pak tipare të përbashkëta mes tyre. Studimi në një këndvështrim gjenerativist, duke lënë mënjanë kriterin funksional, pra paralelizmin e fjalive të nënrenditura me gjymtyrët e fjalisë, por edhe kriteret e tjera të sipërpërmendura duket se nxjerr më në pah tiparet strukturore të këtyre ndëtimeve dhe hedh dritë mbi anët e përbashkëta dhe dalluese mes tyre.File | Dimensione | Formato | |
---|---|---|---|
Rreth disa ndertimeve sintaksore ne vemendjen e M. Domit.pdf
non disponibili
Licenza:
Non specificato
Dimensione
340.98 kB
Formato
Adobe PDF
|
340.98 kB | Adobe PDF | Visualizza/Apri Richiedi una copia |
I documenti in IRIS sono protetti da copyright e tutti i diritti sono riservati, salvo diversa indicazione.