Teksti “Gjuha shqipe 12” është hartuar sipas kritereve të programit të kësaj lënde me kurrikulën e re, të bazuar në kompetenca. Synimi i tekstit është përgatitja dhe formimi i individëve të aftë për të demonstruar njohuri, aftësi, shkathtësi dhe vlera, duke përmbushur kërkesat personale, shoqërore dhe profesionale. Këtë mision të tij, teksti e realizon nëpërmjet ndërtimit dhe zhvillimit të kompetencave, të cilat janë kultivuar ndër vite te nxënësit, por që thellohen në mënyrë të natyrshme gjatë klasës së dymbëdhjetë. Përmbajtja e tekstit është tërheqëse, lehtësisht e zbatueshme, e mirëmenduar nga pikëpamja didaktike, e organizuar me metoda dhe teknika, të cilat nxitin zhvillimin e të menduarit kritik te nxënësit, për realizimin e çdo kompetence dhe rezultati të të nxënit. Teksti është organizuar në pesë module. Çdo orë dhe temë mësimore kontribuon për zhvillimin e kompetencave të lëndës dhe atyre kyçe, kështu të pesta modulet ndërlidhen dhe plotësojnë njëri-tjetrin. Në të pesta këto module, gjenden të shtrira pesë kompetencat e lëndës sipas fushave: • Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar. • Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme. • Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale. • Të lexuarit e teksteve të ndryshme. • Përvetësimi i rregullave gramatikore, drejtshkrimore dhe të pikësimit. Temat e këtyre moduleve, gjithashtu janë konceptuar në mënyrë të tillë që nxënësit çdo orë flasin, dëgjojnë, lexojnë, shkruajnë dhe fitojnë njohuri dhe shkathtësi rreth sistemit gjuhësor. Teksti bazohet në parimin e integrimit të njohurive ndërlëndore (gjuhësore me ato të llojeve të teksteve), por edhe në lidhjet me fushat dhe lëndët e tjera mësimore, si: arti, historia, TIK-u etj. Ai synon përmbushjen e objektivave përkatës, gjatë gjithë shtrirjes së vet, në përputhje të plotë me programin, nëpërmjet një spektri të gjerë elementesh: njohurive teorike, shembujve konkretizues, llojeve të teksteve, ushtrimeve që ngulitin njohuritë dhe shkathtësojnë procesin e të nxënit, materialeve plotësuese; e të gjitha këto vijnë të përshtatura me nivelin e synuar të arritjeve të nxënësve.
Gjuha shqipe 12 / Albanian Language 12
Flora Koleci
2019-01-01
Abstract
Teksti “Gjuha shqipe 12” është hartuar sipas kritereve të programit të kësaj lënde me kurrikulën e re, të bazuar në kompetenca. Synimi i tekstit është përgatitja dhe formimi i individëve të aftë për të demonstruar njohuri, aftësi, shkathtësi dhe vlera, duke përmbushur kërkesat personale, shoqërore dhe profesionale. Këtë mision të tij, teksti e realizon nëpërmjet ndërtimit dhe zhvillimit të kompetencave, të cilat janë kultivuar ndër vite te nxënësit, por që thellohen në mënyrë të natyrshme gjatë klasës së dymbëdhjetë. Përmbajtja e tekstit është tërheqëse, lehtësisht e zbatueshme, e mirëmenduar nga pikëpamja didaktike, e organizuar me metoda dhe teknika, të cilat nxitin zhvillimin e të menduarit kritik te nxënësit, për realizimin e çdo kompetence dhe rezultati të të nxënit. Teksti është organizuar në pesë module. Çdo orë dhe temë mësimore kontribuon për zhvillimin e kompetencave të lëndës dhe atyre kyçe, kështu të pesta modulet ndërlidhen dhe plotësojnë njëri-tjetrin. Në të pesta këto module, gjenden të shtrira pesë kompetencat e lëndës sipas fushave: • Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar. • Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme. • Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale. • Të lexuarit e teksteve të ndryshme. • Përvetësimi i rregullave gramatikore, drejtshkrimore dhe të pikësimit. Temat e këtyre moduleve, gjithashtu janë konceptuar në mënyrë të tillë që nxënësit çdo orë flasin, dëgjojnë, lexojnë, shkruajnë dhe fitojnë njohuri dhe shkathtësi rreth sistemit gjuhësor. Teksti bazohet në parimin e integrimit të njohurive ndërlëndore (gjuhësore me ato të llojeve të teksteve), por edhe në lidhjet me fushat dhe lëndët e tjera mësimore, si: arti, historia, TIK-u etj. Ai synon përmbushjen e objektivave përkatës, gjatë gjithë shtrirjes së vet, në përputhje të plotë me programin, nëpërmjet një spektri të gjerë elementesh: njohurive teorike, shembujve konkretizues, llojeve të teksteve, ushtrimeve që ngulitin njohuritë dhe shkathtësojnë procesin e të nxënit, materialeve plotësuese; e të gjitha këto vijnë të përshtatura me nivelin e synuar të arritjeve të nxënësve.I documenti in IRIS sono protetti da copyright e tutti i diritti sono riservati, salvo diversa indicazione.